Nënkryetarja e re e Prishtinës nis detyrën duke vizituar shkollat

Nënkryetarja e re e Prishtinës nis detyrën duke vizituar shkollat

Aktuale February 09, 2024 - 12:23

Nënkryetarja e re e Komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka vizituar sot disa nga shkollat e kryeqytetit.

Ajo, derisa ka shpërndarë disa fotografi gjatë vizitës së saj, është zotuar se do të punojnë për të mirën e nxënësve.

“Sot, shkollat e kryeqytetit janë të pastra. Ditën e nisa me vizitë në shkollat e kryeqytetit. Së bashku me drejtoren e shkollës ‘Hoxhë Kadri Prishtina’ takuam punëtorët teknikë të kësaj shkolle, pas kthimit të tyre nga greva. U zotova para tyre se do të punojmë intensivisht në përmirësimin e kushteve për ta. Bashkërisht do të punojmë për të mirën e nxënësve të kryeqytetit”, thotë ajo.

Lushaku-Sadriu u emërua nënkryetare e Prishtinës, pasi kryetari Përparim Rama shkarkoi nga detyra e nënkryetares Donjeta Sahatçiun.