Diskutimi në OKB për Kosovën, ish-ambasadorja Çitaku kritikon Kurtin
Foto:UN

Diskutimi në OKB për Kosovën, ish-ambasadorja Çitaku kritikon Kurtin

Aktuale February 09, 2024 - 09:55

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka shprehur pakënaqësinë për mungesën e mbështetjes nga aleatët gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që u thirr pas ndalimit të dinarit në Kosovë.

Çitaku, përmes një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se rëndësi në OKB ka fjala jonë nëse e mbështesin aleatët, gjersa thotë se është mjerim që Qeveria e solli punën në këtë pikë, raporton Zeri.info.

"Kuptojeni, në OKB rëndësi ka fjala jonë nëse e mbështesin aleatët. Dëgjojeni fjalimin e ambasadores së SHBA-së. Dhe aleatëve tanë. Mjerim dhe marrëzi që Qeveria jonë e solli punën në këtë pikë. Sa më pak që të flitet në KSOKB për ne, aq më mirë", shkroi Çitaku. /Zëri