Hoxhaj: Mbledhja e thirrur në OKB për Kosovën, pasojë e politikës së gabuar të qeverisë “Kurti”
Foto:UN

Hoxhaj: Mbledhja e thirrur në OKB për Kosovën, pasojë e politikës së gabuar të qeverisë “Kurti”

Aktuale February 09, 2024 - 09:39

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e thirrur për Kosovën, duke thënë se politika e brendshme dhe e jashtme e gabuar e qeverisë “Kurti” ka bërë që fuqitë botërore si SHBA-ja, Britania dhe Franca të pajtohen me kundërshtarët e tyre Rusinë dhe Kinën, që të thirret mbledhja për Kosovën e Këshillit të Sigurimit e kërkuar nga Serbia

Hoxhaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kjo tregon se sa keq qëndron Republika e Kosovës ndërkombëtarisht, si një vend pa drejtim dhe pa orientim.

“Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së fuqitë kryesore perëndimore si SHBA-ja, Britania dhe Franca nuk pajtohen për asnjë temë ndërkombëtare me kundërshtarët e tyre lindorë, Rusinë dhe Kinën, por një politikë e brendshme dhe e jashtme e gabuar e qeverisë ‘Kurti’ ka bërë që të gjithë të pajtohen të thirret mbledhja e Këshillit të Sigurimit, e kërkuar nga Serbia, gjë që tregon se sa keq qëndron ndërkombëtarisht Republika e Kosovës si një vend pa drejtim dhe pa orientim”, shkroi deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj.