Mot i vranët dhe me diell, temperaturat deri në 17 gradë

Mot i vranët dhe me diell, temperaturat deri në 17 gradë

Aktuale February 09, 2024 - 07:37

Gjatë ditës së sotme në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat më të shtuara pritet të jenë në pjesën e parë të ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 17 gradë, njofton MeteoKosova.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, por më dominues nga drejtimi i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 17-63 km/h.