SHBA-ja për dinarin dhe mbylljen e komunave paralele: Jemi të shqetësuar me veprimet e pakoordinuara të Kosovës

SHBA-ja për dinarin dhe mbylljen e komunave paralele: Jemi të shqetësuar me veprimet e pakoordinuara të Kosovës

Aktuale February 08, 2024 - 22:54

SHBA-ja ka shprehur shqetësimin e saj gjatë seancës së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sa i përket rregullores së re të BQK-së në lidhje me dinarin

“SHBA-ja ka shprehur brenga sa i përket zbatimit të vendimit të BQK-së sa i për transaksionet në para të gatshme, vendimi është marrë pa përgatitje të popullatës lokale, bëjmë thirrje edhe një herë që të zbatohet kjo, por të shtyhet derisa të ketë procedura të kënaqshme me praktikat evropiane dhe që popullata e prekur të jetë e informuar mirë në lidhje me këtë tranzicion”, tha ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, transmeton Zeri.info.

Thomson – Greenfield, tha gjithashtu se janë të brengosur edhe për mbylljen e disa institucioneve serbe në Kosovë, duke i cilësuar si veprimet të pakoordinuara të Qeverisë.

“Jemi të brengosur për veprimet e pakoordinuara që Qeveria e Kosovës ka marrë në zyrat e institucioneve të mbështetura nga Serbia në Kosovë. Këto veprime nuk janë konsistente me zotimet e Kosovës që të punojë përmes dialogut të BE-së për të rregulluar çështjet që kanë të bëjnë me komunitetin serb në Kosovë”, shtoi ajo.

SHBA-ja i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet e pakoordinuara dhe përshkallëzuese dhe i ka bërë thirrje palëve të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, që SHBA-ja vazhdon ta mbështesë fuqishëm. /Zëri