Lajçaku për marrëveshjet Kosovë-Serbi: Nuk ka rrugë kthimi, janë pranuar nga të dyja palët

Lajçaku për marrëveshjet Kosovë-Serbi: Nuk ka rrugë kthimi, janë pranuar nga të dyja palët

Aktuale February 08, 2024 - 19:20

Emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se marrëveshja për normalizimi të marrëdhënieve ka sjellë progres “si kurrë me parë”.

Sipas tij, tash në fokus është zbatimi.

Lajçak ka theksuar se masat e normalizimit përfshijnë zhvillimin e “marrëdhënieve normale, të fqinjësisë së mirë” dhe kufizimin nga “kërcënimi ose përdorimi i forcës”.

“Nuk ka rrugë kthimi. Nuk ka rrugë para këtyre marrëveshjeve sepse këto marrëveshje janë të pranuara nga të dyja palët”, ka thënë Lajçak në një intervistë për mediumin amerikan “CNBC”.

Laçka ka shtuar se normalizimi i marrëdhënieve lidhet edhe me aspiratat e dy vendeve për në BE.

“Normalizimi do të varet gjithashtu, drejtpërdrejt dhe ngushtë me rrugën e Kosovës dhe Serbisë në BE. Kjo është leva më e fortë që kemi”, ka shtuar Lajçak.

Lajçak ka nënvizuar se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, vazhdojnë të jenë të brishta, për shkak të situatave të krijuara kohëve të fundit.