Bislimi pret në takim Kamberin dhe Lutfiun, shprehin shqetësim për trajtimin e shqiptarëve nga Qeveria serbe

Bislimi pret në takim Kamberin dhe Lutfiun, shprehin shqetësim për trajtimin e shqiptarëve nga Qeveria serbe

Aktuale February 08, 2024 - 18:40

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka pritur sot në një takim deputetin Shaip Kamberi dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiun.

Në takim u shpreh shqetësimi për qasjen e Qeverisë së Serbisë ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

“Zvogëlimi i buxhetit të Këshillit Kombëtar Shqiptar rrezikon seriozisht funksionimin e këtij institucioni për të ofruar shërbimet e nevojshme për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, thotë Bislimi.

Sikur që është e papranueshme që drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, të refuzojë të punësojë 40 punëtorë shëndetësorë vetëm për shkak të përkatësisë etnike.

“Qeveria e Republikës së Kosovës do të qëndrojë përkrah shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe do të vijojë palëkundur mbështetjen në kërkesat legjitime” ka thënë Bislimi. /Zëriw