PDK-ja prish koalicionin me LDK-në në Prishtinë
Foto: Laura Hasani

PDK-ja prish koalicionin me LDK-në në Prishtinë

Aktuale February 08, 2024 - 15:26

Kuvendi Komunal i Prishtinës të enjten, në një seancë të jashtëzakonshme, ka anuluar vendimin për këmbim të pronave komunale në “Prishtina e Re” me prona private në Badoc.

E nënkryetari i PDK-së, njëherësh kryetar i Degës së kësaj partie në Prishtinë, Uran Ismaili, pas shfuqizimit të këtij vendimi ka njoftuar se kanë shkëputur koalicionin qeverisës në Prishtinë, raporton Zeri.info.

“Sapo dërgova shkresën zyrtare te Përparim Rama për të komunikuar vendimin për shkëputjen e koalicionit qeverisës në Prishtinë. Drejtorët e drejtorive komunale dhe aksionerët e PDK-së në ndërmarrje publike kanë dhënë dorëheqjet e tyre”, u shpreh ai.

Ai më tej ka thënë se partia e tij nuk mund të jetë pjesë e një qeverisjeje që dëmton interesin publik e që sipas tij mungon edhe komunikimi e bashkëpunimi në mes partnerëve të koalicionit.

“Ne nuk do të jemi pjesë e një qeverisjeje që dëmton interesin publik, ku mungon komunikimi, ku puna e mirë nuk vlerësohet dhe meritokracia përbuzet. Duke mos dashur asnjëherë që Prishtina të bllokohet, jemi tërhequr nga të gjitha pozitat për të hapur rrugë për krijimin e një shumice të re në kryeqytet”, shkroi ai ndër të tjera. /Zëri