Peci paralajmëron opozitën: Mos thoni të pavërteta, se do ta hap pakon e skandaleve diplomatike të së kaluarës
Foto: Laura Hasani

Peci paralajmëron opozitën: Mos thoni të pavërteta, se do ta hap pakon e skandaleve diplomatike të së kaluarës

Aktuale February 08, 2024 - 15:22

Në Kuvendin e Kosovës u diskua edhe formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

E nga deputetët e opozitës u përmendën skandalet e kësaj ministrie e për këtë çështje ka folur edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci, raporton Zeri.info.

Ai ka thënë se në rast se hapet pakoja e skandaleve diplomatike të të emëruarve në të kaluarën, ajo bëhet objekt i diskutimit edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nga siç tha ai, armiqtë e Kosovës.

“Të gjithë ju e dini që nëse e hapi pakon e skandaleve diplomatike të të emëruarve në të kaluarën, sinqerisht ajo bëhet objekt i diskutimit edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nga armiqtë e Kosovës”, u shpreh Peci.

Ai më tej tha se sa i përket këtyre ofendimeve që po i bëhen Gërvallës, ajo ka thënë se është e gatshme t’i durojë vetëm të mos e dëmtojë interesin e Kosovës.

“Unë po dua ta ndajë me ju një opinion dhe diskutim që e kam pasur me ministren Gërvalla dhe ajo ka potencuar se është e gatshme të durojë çdo lloj sulmi që i bëhet, vetëm të mos e dëmtojë interesin e Kosovës”, u shpreh ai ndër të tjera. /Zëri