LVV-ja i thotë “jo” koalicionit me LDK-në në Prishtinë

LVV-ja i thotë “jo” koalicionit me LDK-në në Prishtinë

Aktuale February 08, 2024 - 14:36

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka hedhur poshtë mundësinë për një koalicion të LVV-së me LDK-në në Komunën e Prishtinës, nëse prishet koalicioni PDK-LDK.

Ai tha se nuk duhet bërë koalicion me këtë dështak, duke iu referuar kryetarit Përparim Rama, për të cilin tha se nuk është në tokë të bukës.

“Jo, assesi. Nuk duhet më këtë dështak me bë koalicion. I cili e ka bllokuar krejt komunën e Prishtinës, bërllokun e ki deri në gju, qentë po dojnë me na mbyt, kolona në të gjitha anët, bllokim rrugëve, ky njeri nuk është në tokë të bukës”, deklaron deputeti Bajqinovci.

Ndryshe, Rama së fundi ka shkarkuar nënkryetaren e Komunës nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu dhe disa drejtorë të drejtorive në Komunën e Prishtinës.

Nga PDK-ja ende nuk dihet se si do të veprojnë, derisa s’ka deklarime. /gazetablic