Edhe Nagavci si Rizvanolli, s’i përgjigjet deputetit të PDK-së
Foto: Laura Hasani /Arkiv

Edhe Nagavci si Rizvanolli, s’i përgjigjet deputetit të PDK-së

Aktuale February 08, 2024 - 13:11

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjen e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, derisa këta të fundit nuk i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

“Këtë pyetje e keni paraqitur edhe disa herë në Kuvend, në atë kohë e keni pasur të qartë qëndrimin tonë që presim votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në mënyrë që të vazhdojmë pastaj me përgjigje nga ana jonë. Më intereson të di a keni ndërruar qëndrim dhe ndoshta a do të votoni ju si deputet individualisht dhe të na hapni pastaj rrugën që të vazhdojmë në këtë drejtim”, tha ajo.

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka pyetur ministren në lidhje me implementimin e Ligjit për provimin shtetëror, se kur pritet të digjitalizohet dhe kur do të fillojë provimi shtetëror për profesionet e rregulluara.