Vitia: Në nëntor nisi furnizimi me barna për pacientët me Morbus Crohn në QKUK
Foto: Laura Hasani

Vitia: Në nëntor nisi furnizimi me barna për pacientët me Morbus Crohn në QKUK

Aktuale February 08, 2024 - 12:39

Vitia thotë se nga nëntori ka nisur furnizimi me barna për pacientët me Morbus Crohn në QKUK

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë me dije se barnat për pacientët me Morbus Crohn, kanë arritur në QKUK nga fillimi i nëntorit.

Këtë informacion Vitia e tregoi në Kuvend, pasi u pyet nga deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

“Me fillim të nëntorit, këto barna kanë ardh në QKUK, kemi furnizim të vazhdueshëm dhe stabil dhe tani të gjithë pacientët me Morbus Crohn i kanë në dispozicion të gjitha barnat që ju duhen”, tha Vitia. /klankosova