Kurti, pjesëmarrës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Foto: Laura Hasani

Kurti, pjesëmarrës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Aktuale February 08, 2024 - 12:04
Kurti përballë Vuçiqit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai pritet të marrë pjesë seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet sonte në orën 21:00 sipas orës lokale, raporton Zeri.info.

Gjatë kësaj vizite ai do të jetë i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Në po këtë mbledhje, Serbia do të përfaqësohet nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.  /Zëri