50 milionë dollarë për Kosovën, deputetët e PS-së rrëzojnë propozimin e Lulzim Bashës

50 milionë dollarë për Kosovën, deputetët e PS-së rrëzojnë propozimin e Lulzim Bashës

Aktuale February 08, 2024 - 11:08

Deputetët e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë rrëzuan edhe amendamentin e sigurisë që parashikonte ndihmë financiare prej 50 milionë dollarësh për Kosovën, i propozuar në Kuvend nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Basha kishte propozuar që Qeveria shqiptare të akordonte një fond për ndihmë ushtarake për Kosovën, gjë që u rrëzua poshtë me 75 vota kundër në seancën plenare të mbajtur këtë të enjte.

Seanca e ditës së sotme vijoi me tensione, ku deputetët demokrat mbështetës të Sali Berishës kanë vijuar me aksionin e tyre opozitar, ndërsa deputetët socialist votonin pro projektligjeve, të cilat ishin në rendin e ditës.

Ndryshe nga herë të tjera, të pranishëm ishin edhe deputetët demokratë mbështetës të Lulzim Bashës, të cilët qëndruan të ulur në sallë deri në momentin kur propozimet e tyre u rrëzuan me votë dhe më pas u larguan.