Rregullorja e re e BQK-së për dinarin serb, qytetarët kërkojnë të dëgjohen ndërkombëtarët
Foto: Zëri

Rregullorja e re e BQK-së për dinarin serb, qytetarët kërkojnë të dëgjohen ndërkombëtarët

Aktuale February 08, 2024 - 09:08

Ndonëse e konsiderojnë si të drejtë Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, që ndalon përdorimin e dinarit në Kosovë, qytetarët e intervistuar nga Ekonomia Online kanë kërkuar shtyrje të afatit, siç po kërkojnë ndërkombëtarët.

Disa prej tyre kanë deklaruar se ky vendim nuk është në kohën e duhur, por që të drejtë i japin BQK-së.

Sadik Jashanica tha se është vendim i drejtë, por nëse kanë thënë SHBA-ja dhe BE-ja të që Qeveria të tërhiqet, duhet t’i dëgjojmë.

“Çka po na duhet dinari shumë me mënd e me vend, por nëse ka thënë SHBA dhe BE për me tërheq Qeveria e Kosovës prej këtij vendimi, atëherë duhet me dëgju”, u shpreh ai.

Ndërsa Rexhep Mustafa ka thënë se vendimi është i drejtë, por jo në kohën e duhur.

“Vendimi është i drejtë fatkeqësisht për shkak të rrethanave këta ndërkombëtaret po thonë me prit me u bë marrëveshje. Duhet me i dëgju kur të këshillojnë miqtë patjetër që duhet me ndërmarrë diçka se na kanë pru deri qetu dhe duhet me i dëgju dhe me i respektua”.

Vendim të drejtë, por në kohë të gabuar e konsideron edhe qytetari Fadil Konushefci.

“Mendoj se është i drejtë po nuk ka qenë momenti njëherë unë mendoj që ambasada e Amerikës çka të thotë na veç duhet me thënë ‘amin’ nuk qon shumë peshe duhet pak me shty nuk është situata bash bash e lakmueshme edhe pse kemi drejt normal ajo dihet ka marrë vendim banka po duhet me shty, nëse është nevoja një muaj, dy muaj, tre muaj vetëm pse është situatë pak e keqe nuk është momenti tani”, u shpreh ai.

Në linjë me të tjerët është edhe Latif Shabani, i cili kërkoi më një afat shtesë për këtë çështje.

“Është veprim i drejtë, nuk duhet mu tërheq po duhet pak me bë edhe një afat gjatë me ja dhënë se deri të shkëmbehet dinari është një farë procedure”./EO