Ndrejaj: Së shpejti nis ndërtimi i klinikës së re obstetrike
Aktuale
February 08, 2024 - 09:07
Qendrës Klinike Universitare të Kosovës së shpejti do t’i shtohet edhe një klinikë e re obstetrike, pjesë e Gjinekologjisë. Kështu ka bërë të ditur drejtori i kësaj klinike, Zef Ndrejaj.
Ai ka deklaruar se ky projekt është mundësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, me ç’rast Ministria e Shëndetësisë dhe Bordi i SHSUK-së e kanë miratuar këtë projekt.
“Para disa ditëve Bordi i SHSKUK-së dhe Ministrinë e Shëndetësisë e kanë aprovuar edhe lejuar lokacionin, ku do të ndërtohet një klinikë e re obstetrike, ajo do të ndërtohet mbrapa Klinikës Gjinekologjike”, deklaroi Ndrejaj për EO-në.
Ai e ka quajtur lajm të mirë ndërtimin e kësaj klinike, pasi siç thotë do t’u ofrohen pacientëve shërbime me standarde të larta e salla moderne.