Ndryshon moti - temperaturat deri në 16 gradë, por me shi
Foto: Zëri / Ilustrim

Ndryshon moti - temperaturat deri në 16 gradë, por me shi

Aktuale February 08, 2024 - 08:01

Për të enjten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu gjatë ditës në Rrafshin e Dukagjinit, kryesisht rreth zonës perëndimore.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 16 gradë, njofton MeteoKosova.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-48 km/h.