Lista Serbe për Nenad Rashiqin “i duhet të dëshmojë që është më shqiptar se shqiptarët

Lista Serbe për Nenad Rashiqin “i duhet të dëshmojë që është më shqiptar se shqiptarët

Aktuale February 07, 2024 - 23:04

Lista Serbe ka reaguar me gjuhë të papranueshme ndaj institucioneve shtetërore të Kosvës – prej qeverisë e deri te policia – këta të fundit duke i quajtur “banditë” në dritën e zbatimit të Rregullores së re të BQK-së ku ndalohet valuta serbe (dinari).

Mes tjerash, Lista Serbe, siç e citoi “Kosovo-Online” në një njoftim të lëshuar për media, kanë thënë se Ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq “i duhet të dëshmojë që është më shqiptar se shqiptarët, që t’i arsyetojë parat që merr nga Kurti si ministër që s’e ka votuar asnjë serb”.

“KFOR-i dhe EULEX-i, si formacione ligjore, duhet të ngrihen në mbrojtje të popullit serb sepse obligimi i tyre në bazë të mandatit që kanë është të garantojnë paqen dhe sigurinë për të gjithë qytetarët, kështu që në vend të reklamave për përkushtimin tuaj për paqen dhe sigurinë e qytetarë le të ketë veprime konkrete që do të ndalonin keqtrajtimet dhe dhunën institucionale ndaj popullit tonë”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.