Bislimi: Serbia ka keqpërdorim politik të Bankës Kombëtare të saj

Bislimi: Serbia ka keqpërdorim politik të Bankës Kombëtare të saj

Aktuale February 07, 2024 - 20:14

 

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Kosova në fillim të këtij viti në Forumin e Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor 6 dha një imazh të mirë, kurse Serbia të keq.

Ai, me anë të një platforme në X, tha se Kosova ka sukses për pavarësinë që i ka dhënë Bankës Qendrore, ndërkaq për Serbinë u shpreh se ka keqpërdorim politik të Bankës së saj Kombëtare.

“Fillimi i vitit 2024 ekspozoi dy ekstreme në politikëbërjen në Forumin Investues të Dhomave të Ballkanit Perëndimor 6 që mund të përdoreshin lehtësisht si shembuj librash shkollorë të një paradoksi”.

“Kosova, një vend me GDP-në më të ulët për kokë banori në WB6, pa anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe ende pa status kandidat në procesin e integrimit në BE, po shkëlqen në demonstrimin e niveleve më të larta të profesionalizmit dhe pavarësisë së Bankës së saj Qendrore”.

“Në të njëjtën kohë, Serbia me hyrje të lartë të investimeve të huaja, anëtare në Këshillin e Evropës dhe kapitujt e hapur në integrimin në BE, është një pasqyrë e zhvlerësimit dramatik të besueshmërisë, integritetit, pavarësisë, profesionalizmit dhe keqpërdorimit politik të Bankës së saj Kombëtare. Kauzalitet, korrelacion apo thjesht një paradoks?”, ka thënë Bislimi.