Scholzi shkon te Bideni, a do të flasin dy liderët botërorë për Kosovën dhe Serbinë?

Scholzi shkon te Bideni, a do të flasin dy liderët botërorë për Kosovën dhe Serbinë?

Aktuale February 07, 2024 - 14:03

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku të premten e 9 shkurtit takon presidentin amerikan Joe Biden në Washington.

Nga zyra e kancelarit Scholz e kanë konfirmuar këtë takim, duke mos mohuar ose pohuar se në mesin e temave të diskutimit të dy liderëve botërorë do të jetë situata në përgjithësi në Ballkanin Perëndimor, si dhe tensionet dhe procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne nuk mund të parashikojmë diskutimet. Sidoqoftë, fokusi i bisedës me presidentin e SHBA-së do të jetë kryesisht agresioni rus i luftës mbi Ukrainën dhe situata në Lindjen e Mesme”, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane për Klan Kosovën.

Raportet Kosovë-Serbi dhe ajo që quhet si perspektiva e qartë euroatlantike e Ballkanit Perëndimor është shpesh temë diskutimi mes presidentit Biden dhe zyrtarëve nga Evropa, kur ata zhvillojnë takime në Washington apo Bruksel.