Rushiti: Në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, arritëm t’i identifikojmë dy të dyshuar për dhunim gjatë luftës
Foto: Laura Hasani

Rushiti: Në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, arritëm t’i identifikojmë dy të dyshuar për dhunim gjatë luftës

Aktuale February 07, 2024 - 13:57

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) të mërkurën ka lansuar projektin “4CRSVsurvivors” Rrugët drejt fuqizimit: Promovimi i drejtësisë, shërimit dhe gjithëpërfshirjes për të mbijetuarit e dhunës seksuale lidhur me konfliktin.

Feride Rushiti, drejtore ekzekutive e kësaj qendre, deklaroi se procesi i përkrahjes fillon që nga momenti kur gratë dhe burrat paraqitën, janë të obliguar t’i informojnë në mënyrë të drejtë se si do shkon procesi e deri te çështja me familjarët.

“Pasi ajo do kalon në proces jo te lehtë, andaj ne kërkojmë që edhe familjarët t’i mbështetin të mbijetuarit e dhunës seksuale”, deklaroi Rushiti.

Rushiti tha se në momentin kur e mbijetuara gjen forcë, realizimi i intervistës bëhet në organizatat joqeveritare cilat janë të licencuara për këtë drejtim, me prezencë të psikologut.

Sipas saj mbyllja e një sekreti për më shumë se 25 vjet nuk është e lehtë, andaj kërkoi më shumë kujdes e vëmendje.

“Vitin e kaluar kemi arritur bashkërisht me Prokurorinë Speciale, të punojmë me 6 raste ku dy prej tyre i njohin kryesit e veprës. Po ashtu gjatë vitit 2023 për herë të parë Gjykata Supreme vërtetoi rastin e Apelit për dënimin e njërit nga të arrestuarit për krime lufte dhe pas 24 vitesh është vendos drejtësia në vend”, u shpreh ajo.

Rushiti shtoi se shumica e grave të burrave dhe grave që shkojnë në seanca thonë që pa drejtësi s’ka paqe e as qetësi në vend. /EO

Image