Rama prezanton projektin madhor që lidh “Arbërinë” me Pallatin e Rinisë dhe hotelin “Grand”

Rama prezanton projektin madhor që lidh “Arbërinë” me Pallatin e Rinisë dhe hotelin “Grand”

Aktuale February 07, 2024 - 13:31

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar sot projektin e ri që do të ndërlidhë “Arbërinë” me Pallatin e Rinisë dhe hotelin “Grand”.

Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se në muajin shkurt do të shpallet thirrja për kompaninë ndërtimore për këtë projekt transformues, që sipas tij do të zgjidhë shumë probleme për qytetarët e kryeqytetit, raporton Zeri.info.

Postimi i plotë:

Viti i projekteve të mëdha

Projekti madhor që ndërlidh “Arbërinë” me Pallati i Rinisë dhe hotelin “Grand” tani është gati.

Gjatë muajit shkurt do të shpallet thirrja për kompaninë ndërtimore për këtë projekt transformues që zgjidh shumë probleme për qytetarët e kryeqytetit.

I falënderoj qytetarët për durimin e treguar dhe i informoj se detaje të projektit do të ekspozohen për publik të hënën, më 12 shkurt në hollin e ndërtesës së kryeqytetit në qendër. /Zëri