Pas disa ditësh pritet të lirohet nga spitali 23-vjeçarja që u lëndua nga çatia e objektit të Komunës së Prishtinës

Pas disa ditësh pritet të lirohet nga spitali 23-vjeçarja që u lëndua nga çatia e objektit të Komunës së Prishtinës

Aktuale February 07, 2024 - 13:02

Lajme të mira vijnë sa i përket 23-vjeçares Elza Ujkani.

Ajo brenda disa ditësh pritet të lirohet nga spitali.

Kështu thënë drejtori i Klinikës së Neurokirurgjisë, Besnik Elshani.

“Pacientët që vijnë në repartin tonë janë jashtë rrezikut për jetë. Gjendja e saj është stabile. Është duke u trajtuar te ne. I kemi marrë të gjitha masat e nevojshme, analizat laboratorike dhe konsultimet e tjera të nevojshme. Brenda disa ditësh, kur them ditësh mund të nënkuptojë ditë apo edhe disa javë, ajo mund të lirohet nga trajtimi spitalor. Por, ne shpresojmë që shumë shpejt kjo të ndodhë”, tha Elshani.

“Gjendja e saj është përmirësuar, ka shkuar shumë mirë. Tash është në rehabilitimin e terapisë fizikale. Besoj se do të lirohet nga trajtimi spitalor”, theksoi ai.

Elza Ujkani u lëndua rëndë më 18 janar, teksa po ecte në afërsi të ndërtesës së re të Komunës së Prishtinës, si pasojë e rënies së kulmit.

Disa javë ajo qëndroi në Mjekimin Intensiv Qendror, ku gjatë së martës u transferua në Klinikën e Neurokirurgjisë. /klankosova