Gërvalla para deputetëve italianë flet për agresionin e 24 shtatorit, kërkon veprime ndaj rrezikuesve të paqes

Gërvalla para deputetëve italianë flet për agresionin e 24 shtatorit, kërkon veprime ndaj rrezikuesve të paqes

Aktuale February 07, 2024 - 11:15

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë qëndrimit në Itali është takuar me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme nga Dhoma e Deputetëve, Giulio Tremonti.

Sipas njoftimit të Ministrisë, progresi i arritur në sundim të ligjit, demokratizim, avancim të të drejtave të njeriut, në veçanti të drejtave të komuniteteve joshumicë, bashkëpunimi rajonal në siguri, zhvillim ekonomik dhe integrim euroatlantik ishin disa nga temat e takimit.

Gërvalla thuhet se ka njoftuar Tremontin dhe deputetët edhe për aktin e agresionit serb të 24 shtatorit në Banjskë dhe ka riktheksuar nevojën për ndërmarrjen e veprimeve kundër atyre që në vazhdimësi po rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Deputetët italianë shprehen interesimin e tyre rreth proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova, sfidat dhe vizionin e qeverisë së Kosovës për të ardhmen e saj integruese”, thuhet në komunikatën për media.