Pas qëndrimit të hënën në Kosovë, Pistoriusi shkon në Serbi
Foto: Laura Hasani

Pas qëndrimit të hënën në Kosovë, Pistoriusi shkon në Serbi

Aktuale February 07, 2024 - 10:20

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, po qëndron sot për vizitë në Serbi, ku do të pritet në takim nga presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq.

Siç bën të ditur Zyra për media e Vuçiqit, takimi mes tyre është planifikuar për në orën 15:30, në presidencën serbe.

Të hënën, ministri gjerman qëndroi për vizitë në Kosovë, ku u takua me krerë të shtetit.

Pas takimit në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani, ai theksoi se në shtensionim bën pjesë edhe vendosja e euros si valutë e vetme e Kosovës.

“Jemi të vetëdijshëm që Kosova ka të drejtë për të zbatuar ligjshmërinë e saj, por në shtensionim bën pjesë edhe masat legjitime për sa i përket vendosjes së euros si valutë e vetme”.