Pse Kosova me sanksione e jo Serbia?, Hehiri: Miku i Vuçiqit u zu me armë në dorë duke gjuajtur mbi policët e Kosovës
Profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në universitetin “Westminster”, Aidan Hehir, tha se është e padrejtë pse Kosova është nën sanksione të Bashkimit Evropian e jo Serbia, derisa tha se miku i presidentit serb është zënë me armë në dorë duke e sulmuar policinë e Kosovës.
Në një intervistë në Tëvë1, Hehiri tha se pse Kosova është nën sanksione e jo Serbia duhet të pyetet Kosova, pasi sipas tij çdoherë kur Qeveria e Kosovës e ka shtruar sovranitetin në veri, ka pasur reagime ndërkombëtare.
“Duhet ta pyesni veten pse? A është kjo e pazakontë? Përgjigja në pyetjen e dytë është jo nuk është e pazakontë. Çdoherë viteve të fundit kur Qeveria e Kosovës ka provuar të shfaqë sovranitetin në veri disa pjesëtarë të komunitetit ndërkombëtar janë ankuar që do të sjellë destabilizim, që kjo të ketë probleme e gjëra të tjera. Kjo nuk është e vërtetë. Kosova e ka të drejtën dhe nëse Franca, Mbretëria e Bashkuar e njohin Kosovën dhe e njohin, kjo nënkupton që ato duhet ta pranojnë sovranitetin e Kosovës. Dhe nëse Kosova po e shtron sovranitetin e brendshëm, atëherë s’po bën gjë të keqe. Standardet e dyfishta që po bëhen në këtë rast janë të pabesueshme. Zgjedhjet e fundit në Kosovë ishin të qeta dhe u konsideruar të lira dhe korrekte. Zgjedhjet e fundit në Serbi u kritikuan nga ndërkombëtarët si të padrejta. Pse nuk po qortohet Serbia për këtë. Pse Kosova është nën sanksione? E vetmja palë në këtë dialog që ka përdorur forcë në mënyrë jolegjitime është Serbia. Janë përfaqësuesit e Serbisë në Kosovë, nënkryetari i Listës Serbe që është zënë me armë në dorë duke gjuajtur mbi policët e Kosovës”, ka thënë ai.