AAK-ja e çon sot Ligjin për skemat pensionale tek Avokati i Popullit
Foto: Laura Hasani

AAK-ja e çon sot Ligjin për skemat pensionale tek Avokati i Popullit

Aktuale February 07, 2024 - 08:27

Ligji për skemat pensionale kontributdhënëse do të dorëzohet sot në Institucionin e Avokatit të Popullit.

Kjo do të bëhet nga deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ku për qëllim ka procedimin për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

Ky ligj kishte kaluar në Kuvendin e Kosovës më 27 korrik të këtij viti, ku 62 deputetë votuan pro, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër e asnjë abstenuese.