Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti
Foto: Laura Hasani

Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti

Aktuale February 07, 2024 - 08:07

Sot në mjediset e Kuvendit të Kosovës do të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Në këtë takim do të diskutohen një mori çështjesh, mes të tjerash shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Evropa digjitale për periudhën 2021-2027” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Mbledhja pritet të mbahet në orën 09:30.