Mot pranveror, temperaturat deri në 16 gradë
Foto: Zëri / Ilustrim

Mot pranveror, temperaturat deri në 16 gradë

Aktuale February 07, 2024 - 07:58

Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16 gradë.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme në regjionin e Gjakovës, me shpejtësi prej 20-57 km/h.