Abdixhiku takon ambasadorin e Belgjikës, diskutojnë për zhvillimet e fundit në Kosovë

Abdixhiku takon ambasadorin e Belgjikës, diskutojnë për zhvillimet e fundit në Kosovë

Aktuale February 06, 2024 - 15:42

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Gregoire Cuvelier.

Sipas njoftimit të LDK-së në Facebook, në këtë takim Abdixhiku dhe ambasadori Cuvelier diskutuan rreth zhvillimeve të fundit në vend dhe qëndrimeve të Lidhjes Demokratike karshi këtyre zhvillimeve.

Mes të tjerash, i pari i kësaj partie falënderoi ambasadorin Cuvelier për përkrahjen e vazhdueshme të Belgjikës ndaj Kosovës në proceset integruese të saj. /Zëri