Tahiri: Bashkimi LDK - UÇK bëri kthesë në historinë e Kosovës, i bëmë dy shtete shqiptare
Foto: Laura Hasani

Tahiri: Bashkimi LDK - UÇK bëri kthesë në historinë e Kosovës, i bëmë dy shtete shqiptare

Aktuale February 06, 2024 - 15:23

Ish-shefja e ekipit negociator të Kosovës, Edita Tahiri, e cila vazhdon të jetë aktive në komentimin dhe analizën e ngjarjeve politike që lidhen me Kosovën, dialogun e rajonin, ka rikthyer në vëmendje një fotografi të saj bashkë me ish-presidentin Hashim Thaçi.

Tahiri tha se bashkimi i LDK-së dhe UÇK-së ka bërë kthesë në historinë e Kosovës dhe ky bashkim i ka bërë dy shtete shqiptare.

“Bashkimi LDK - UÇK e bëri të mundur pranimin e Marrëveshjes së Rambujesë – bëmë kthesë në historinë e Kosovës, fuqizuam gjeopolitikën kombëtare, i bëmë dy shtete shqiptare”, shkroi ajo.