Pasi “ristrukturoi kabinetin”, Rama publikon fotografi nga punimet në “Rrugën A”
Foto: Facebook

Pasi “ristrukturoi kabinetin”, Rama publikon fotografi nga punimet në “Rrugën A”

Aktuale February 06, 2024 - 14:23

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë detaje për ecurinë e punimeve që po zhvillohen për ndërtimin e “Rrugës A”.

Rama ka thënë se punët “po vazhdojnë të kryhen me intensitetin e duhur”, derisa tha se ky projekt zgjidh problemin me ujëra të zeza në lagjen “Kalabria” dhe komunikacion.

“Po vazhdojnë punimet për realizimin e projektit madhor, ndërtimin e ‘Rrugës A’, i cili zgjidh problemin me ujëra të zeza në lagjen ‘Kalabria’ dhe komunikacion. Punët të cilat mund të kryhen në këtë kohë po vazhdojnë të kryhen me intensitetin e duhur. Drejt transformimit të Prishtinës!”, shkroi Rama.