Këmbimi i jashtëligjshëm i pronave në Badoc, PDK: Të enjten do ta anulojmë vendimin e Ramës
Foto: Laura Hasani

Këmbimi i jashtëligjshëm i pronave në Badoc, PDK: Të enjten do ta anulojmë vendimin e Ramës

Aktuale February 06, 2024 - 13:20

Shefi i asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, ka paralajmëruar që pasnesër do të anulohet vendimi për shpronësimet në Badoc.

“Interesi i publik i qytetarëve të Prishtinës do të triumfojë mbi interesin e pronarëve të tokave dhe larjes së borxheve biznesore. E përshëndesim edhe vendimin e Gjykatës Themelore për pezullimin e vendimit të mëparshëm për shkëmbimin e dëmshëm të pronave në Badoc”, shkroi Retkoceri ndër të tjera, raporton Zeri.info.

Statusi i plotë i Retkocerit, pa ndërhyrje:

Pasnesër përfundimisht do të bëjmë anulimin e vendimit për shpronësimet e jashtëligjshme në Badovc të kryetarit Përparim Rama.

Interesi i publik i qytetarëve të Prishtinës do të triumfojë mbi interesin e pronarëve të tokave dhe larjes së borxheve biznesore.

E përshëndesim edhe vendimin e Gjykatës Themelore për pezullimin e vendimit të mëparshëm për shkëmbimin e dëmshëm të pronave në Badovc. Shpronësimi milionësh në dëm të qytetarëve dhe të Komunës do të ndalet përfundimisht nesër. /Zëri