Nënshkruhet marrëveshja Shqipëri - Itali për sigurimet shoqërore
Foto: Facebook

Nënshkruhet marrëveshja Shqipëri - Itali për sigurimet shoqërore

Aktuale February 06, 2024 - 12:21

Shqipëria dhe Italia e kanë finalizuar marrëveshjen për sigurimet shoqërore.

Vulën e tyre mbi këtë marrëveshje e kanë vënë dy ministrat e jashtëm, Igili Hasani dhe Antonio Tajani.

Hasani e ka quajtur nënshkrimin e ujdisë si premtim të mbajtur.

“Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, e nënshkruar sot, u garanton qytetarëve të të dy vendeve të drejtën për të gëzuar të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre, lehtëson aksesin në këto përfitime dhe lejon pagesën e pensioneve jashtë vendit”, shkroi Hasani.

“Rezultat i një pune të gjatë të palëve, si dhe i angazhimit personal të Kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Italisë Antonio Tajani, kjo marrëveshje e rëndësishme është arritja e radhës e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve”.