Autobusët e “Trafikut Urban” pajisen me Wi-Fi, kostoja rreth dy mijë euro

Autobusët e “Trafikut Urban” pajisen me Wi-Fi, kostoja rreth dy mijë euro

Aktuale February 06, 2024 - 10:17

Autobusët e “Trafikut Urban” që nga sot janë të pajisur me Wi-Fi, duke u mundësuar udhëtarëve të shfrytëzojnë falas shërbimet e internetit.

Kryeshefi i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, tha para gazetarëve se kostoja e këtij shërbimi është dy mijë euro në muaj, ndërsa pajisjet janë dhuruar falas nga IPKO.