Këshilli i prindërve në SHFMU “Mihal Grameno” sot mban protestë

Këshilli i prindërve në SHFMU “Mihal Grameno” sot mban protestë

Aktuale February 06, 2024 - 08:21

Këshilli i prindërve në shkollën fillore të mesme të ulët “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë do të mbajë protestë sot, në orën 12:30.

Kjo pasi nxënësit e klasave të pesta nuk po vijojnë mësimin që nga fillimi i gjysmëvjetorit të dytë, për shkak të ndryshimit të orarit dhe kalimit në ndërrimin e tretë. 

Prindërit e këtyre nxënësve kanë protestuar edhe javën e kaluar.