Edhe sot mot pranveror, temperaturat deri në 18 gradë
Foto: Zëri / Ilustrim

Edhe sot mot pranveror, temperaturat deri në 18 gradë

Aktuale February 06, 2024 - 08:02

Për të martën në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 18 gradë.

Siç njofton MeteoKosova, era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit dhe jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme në regjionin e Gjakovës, me shpejtësi prej 20-54 km/h.