“Prishtina na bashkoi, Badoci na ndau”, Sahatçiu reagon pas shkarkimit nga Rama

“Prishtina na bashkoi, Badoci na ndau”, Sahatçiu reagon pas shkarkimit nga Rama

Aktuale February 05, 2024 - 22:56

Përparim Rama sot ka njoftuar se ka shkarkuar nga pozita e nënkryetares Donjeta Sahatçiu.

E tani ka reaguar vetë Sahatçiu, e cila ka thënë se shkëmbimi i pronave në Badoc mund të jetë arsyeja pse Rama ka marrë këtë veprim.

Ajo ka uruar Jehona Lushakun për pozitën që do ta marrë, duke e këshilluar se gratë mbështesin njëra-tjetrën gjithmonë.

“Prishtinë deri herën tjetër, faleminderit!

Një copëz e misionit u arrit. Nga një grua të parë nënkryetare në historinë e Prishtinës, nesër vjen një tjetër grua nënkryetare.

Jehona, në zyre e gjen shenjë këtë mural të qëndisun me shumë dashni: gratë mbështesin njëra tjetrën. Të priftë e mbara, sytë katër!

Për të tjera, kemi kohë. Misioni vazhdon..

#PrishtinaNaBashkoi #BadociNaNdau”, thuhet në reagimin e saj. /Zëri