Kurti takoi ministrin gjerman të Mbrojtjes, flasin për rolin e ushtarëve të KFOR-it në Kosovë
Foto: Laura Hasani

Kurti takoi ministrin gjerman të Mbrojtjes, flasin për rolin e ushtarëve të KFOR-it në Kosovë

Aktuale February 05, 2024 - 19:33

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mirëpritur sot në takim ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius.

Ai i uroi mirëseardhje pasi është vizita e tij e parë në Kosovë, teksa shprehu falënderimin për shtetin dhe popullin gjerman të cilët kanë mbështetur Kosovën në shumë procese, raporton Zeri.info.

Kurti gjatë këtij takimi veçoi rolin e ushtarëve dhe oficerëve gjermanë në Kosovë në kuadër të KFOR-it të cilët gëzojnë popullaritet në mesin e qytetarëve që janë mirënjohës për shërbimin e tyre.

Më tej kryeministri, shprehu vlerësimin e tij edhe për rolin që Gjermania ka luajtur në forcimin e unitetit evropian përball Rusisë pas agresionit të saj në Ukrainë. /Zëri