MINT-i ua lejon konsumatorëve të shkëpusin kontratën me operatorët kabllorë nëse s’i përmbushin kushtet

MINT-i ua lejon konsumatorëve të shkëpusin kontratën me operatorët kabllorë nëse s’i përmbushin kushtet

Aktuale February 05, 2024 - 19:04

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka njoftuar se pas shqyrtimit të ankesave të konsumatorëve ka nxjerrë vendim me të cilin ka obliguar operatorët kabllor që të largojnë kushtet e padrejta në kontratë.

Sipas këtij vendimi i lejohet konsumatorëve që ta shkëpusin kontratën nëse operatori nuk ka arritur të përmbush obligimet sipas kontratës, raporton Zeri.info.

“Detyrimi që iu është vënë konsumatorëve me rastin e lidhjes së kontratës për të paguar pjesën e mbetur të kontratës edhe nëse ka ndryshuar përmbajtja e shërbimit/ kanaleve, është në kundërshtim me nenin 72, paragrafi 1, nën paragrafi 1.15 i Ligjit nr. 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit, ku specifikohet që “Kushtet të cilat konsiderohen si të padrejta janë ato kushte të cilat kanë qëllimin apo efektin e: Detyrimit të konsumatorit që të përmbushë të gjitha detyrimet e tij kur shitësi ose furnizuesi nuk i përmbush obligimet e tij”, thuhet në komunikatë. /Zëri