Konjufca pas takimit me Kallasin: Estonia dhe gjithë Evropa kanë një rrezik të përbashkët, atë të ndërhyrjeve ruse

Konjufca pas takimit me Kallasin: Estonia dhe gjithë Evropa kanë një rrezik të përbashkët, atë të ndërhyrjeve ruse

Aktuale February 05, 2024 - 16:50

Kryeparlamentari Glauk Konjufca është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Estoni, ku sot është pritur nga kryeministrja e këtij vendi, Kaja Kallas

Fillimisht Konjufca shprehu falënderimin e mirënjohjen ndaj popullit e shtetit estonez për ndihmën që i kanë dhënë Kosovës në të gjitha proceset integruese, raporton Zeri.info.

Gjatë këtij takimi, Konjufca theksoi se Estonia dhe gjithë Evropa kanë sot një rrezik të përbashkët, rrezikun e ndërhyrjeve ruse me mjete dhe mënyra të ndryshme.

Ai më tej shtoi se Serbia mbetet ndër të vetmet vende në Evropë që refuzon të bëhet pjesë e sanksioneve anti-ruse.

“E ftova kryeministren e vendit mik të na ofrojnë asistimin e tyre në fushën e reformave ligjore dhe infrastrukturës zbatuese, me theks të veçantë në arsim dhe teknologji të lartë.

Znj. Kallas më garantoi për vendosmërinë e thellimit të marrëdhënieve tona në të gjithë sektorët”, shkroi ai në Facebook. /Zëri