KQZ-ja vazhdon procesin e verifikimit të nënshkrimeve për peticionin në komunat veriore
Foto: Laura Hasani

KQZ-ja vazhdon procesin e verifikimit të nënshkrimeve për peticionin në komunat veriore

Aktuale February 05, 2024 - 15:34

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se ende janë në proces të verifikimit të nënshkrimeve të mbledhura në peticionin e organizuar në katër komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për Klankosov.tv se ky proces do të marrë kohë pasi, siç tha ai, të dhënat që i kanë pranuar janë të mbledhura në format fizik.

“Pas përfundimit të verifikimit të nënshkrimeve të mbledhura, do të përgatisim raport për çdo komunë dhe do të njoftojmë Ministrinë, kryesuesit e kuvendeve komunale, kryetarët e komunave dhe grupet nismëtare. Po ashtu, përgjigjja e KQZ-së do të bëhet publike edhe për qytetarët dhe mediat”, tha ai.