Nxjerrja nga qarkullimi i dinarit serb, Rama: Kosova ka të drejtën e pamohueshme ta mbrojë Kushtetutën e saj
Foto: Laura Hasani

Nxjerrja nga qarkullimi i dinarit serb, Rama: Kosova ka të drejtën e pamohueshme ta mbrojë Kushtetutën e saj

Aktuale February 05, 2024 - 14:49

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sot për herë të parë lidhur me debatin pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për të hequr nga qarkullimi monedhën e Serbisë - dinarin, ku janë përfshirë edhe partnerët ndërkombëtarë, SHBA-ja dhe BE-ja.

Përmes një postimi në platformën X, Rama shprehet se Kosova duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, por ka të drejtën e pamohueshme për të mbrojtur Kushtetutën e vet.

“Ndërsa të gjithë jemi dakord që Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit”, shprehet Rama.