Maqedonci pret me ceremoni zyrtare homologun e tij gjerman
Foto: Laura Hasani

Maqedonci pret me ceremoni zyrtare homologun e tij gjerman

Aktuale February 05, 2024 - 14:28

Pas takimit me krerët e shtetit, ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, është pritur në një ceremoni zyrtare, i shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, nga homologu i tij kosovar, Ejup Maqedonci.

Image

Image

Tutje, pas ceremonisë ushtarake, të dy ministrat e mbrojtjes dhe delegacionet përkatëse do të mbajnë takimin bilateral.

Image

Image

Image

 

Pas përfundimit të takimeve të planifikuara në Ministri të Mbrojtjes, Maqedonci e Pistorius do të vizitojnë Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit (QNKTSH), në Pomozatin, duke filluar nga ora 15:00.

Me këtë rast, të dy ministrat e mbrojtjes do të shohin për së afërmi kapacitetet profesionale dhe mjetet teknike të kësaj qendre.

Image

Image

Image

Image