FSK-ja, pjesë e ushtrimit “KFOR 33” në Gjermani
Foto: Facebook

FSK-ja, pjesë e ushtrimit “KFOR 33” në Gjermani

Aktuale February 05, 2024 - 14:24

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral dhe ftesës së pranuar nga SHBA-ja, një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës me pjesëtarë të EOD-së dhe vëzhgues/kontrollues, është duke marrë pjesë në ushtrimin fushor “KFOR 33” në Hohenfels të Gjermanisë.

“ KFOR 33” është ushtrim shumëkombësh, në të cilin marrin pjesë më shumë se dhjetë shtete partnere të SHBA-së dhe realizohet në bazën ushtarake amerikane në Gjermani (JMRC-Hohenfels).

Ushtrimi është i dizajnuar të testojë dhe vlerësojë gatishmërinë e njësive luftarake të Ekipeve Luftarake të Brigadës së Këmbësorisë (48 IBCT) si pjesë e rotacioneve për misionin e KFOR-it në Kosovë dhe po ashtu përgatit shtetet partnere për operacione të përbashkëta, njofton FSK-ja.