Pistorius: Me sa e di unë, Gjermania s’është e përfshirë në hetimet për Banjskën
Foto: Laura Hasani

Pistorius: Me sa e di unë, Gjermania s’është e përfshirë në hetimet për Banjskën

Aktuale February 05, 2024 - 13:26

Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, ka thënë se Gjermania nuk është duke bërë hetime sa i përket sulmit terrorist të Banjskës.

“Sa u përket hetimeve, me sa e di unë, Gjermania nuk është e përfshirë në hetime”, tha ai shkurt.

Më 24 shtator 2023 në Banjskë terroristët serbë sulmuan Policinë e Kosovës, duke e vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.