Gjendet një plumb para shtëpisë së Arben Taravarit [foto]

Gjendet një plumb para shtëpisë së Arben Taravarit [foto]

Aktuale February 05, 2024 - 11:36

Sot në mëngjes para shtëpisë së Arben Taravarit është gjetur një plumb.

Në vendin e ngjarjes duket policia, e cila po bën këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Telegrafi Maqedoni ka kontaktuar me Taravarin i cili e ka konfirmuar këtë lajm, duke thënë “Po, fatkeqësisht”.

Pritet që brenda ditës policia të dalë me më shumë detaje rreth kësaj ngjarjeje.

Përndryshe, Taravari ka qenë në qendër të vëmendjes në media për shkak të ngjarjeve në partinë Aleanca për Shqiptarët, ku ai momentalisht është kryetar.

Image

Image

Image