Në veri të Kosovës posterë kundër Listës Serbe

Në veri të Kosovës posterë kundër Listës Serbe

Aktuale February 03, 2024 - 11:49

Zëvendësministri për Kthim dhe Komunitete Radoica Radmiroviq ka publikuar fotografi nga disa lokacione në veri të Kosovës, në të cilat postera me imazhin e Milan Radoiçiqit, ish-kryetarit të Listës Serbe, i cili mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj policisë së Kosovës në fshati Banjskë mëë 24 shtator të vitit të kaluar.

"Kush është Radiçiq? Një patriot i rremë. I dyshuar për vrasje të shumta të serbëve në Kosovë. Pronar i një laboratori droge. Një kriminel që abuzoi me rininë tonë për pasurim personal. Një terrorist. Thuaj JO organizatës terroriste Srpska lista", shkruhet në poster me foton e Milan Radiçiqit.

Zëvendësministri për Kthim dhe Komunitete Radoica Radmiroviq ka deklaruar në Facebook se posterat janë shfaqur mëngjesin e sotëm në disa lokacione, në Leposaviq, Zveçan dhe Soçanicë.