Deri në 400 ushtarë gjermanë pritet t’i bashkohen KFOR-it në Kosovë
Delegacioni i Gjermanisë në NATO ka njoftuar se deri në 400 ushtarë gjermanë pritet t’i bashkohen KFOR-it në misioin paqeruajtës në Kosovë.
Kjo u bë e ditur sot përmes një postimi në faqen zyrtare të NATO-s në Twitter, ku thuhet se roli kryesor i ushtarëve gjermanë është ruajtja e sigurisë publike në Kosovë, raporton Zeri.info.
“Pjesëmarrja e Gjermanisë në Forcën kosovare të udhëhequr nga NATO (KFOR), një mision paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë që nga qershori i vitit 1999, pasqyron përkushtimin e saj për stabilizimin e paqes dhe sigurisë në rajon. Sipas mandatit aktual të pafund, deri në 400 ushtarë gjermanë mund të dislokohen në KFOR”, vijon njoftimi. /Zëri
Germany’s participation in the #NATO-led Kosovo Force (KFOR), an international peacekeeping mission in ë since June 1999, reflects its commitment to stabilising peace and security in the region. Under the current open-ended mandate, up to 400 ë soldiers can be deployed to KFOR. pic.twitter.com/0A5RlrvEYe
— Germany at NATO (@GermanyNATO) February 2, 2024