Haradinaj-Stublla reagon për mbylljen e komunave paralele: Lista Serbe vazhdon të jetë strukturë ilegale në Kosovë

Haradinaj-Stublla reagon për mbylljen e komunave paralele: Lista Serbe vazhdon të jetë strukturë ilegale në Kosovë

Aktuale February 02, 2024 - 18:16

Tash e disa ditë njësitet policore të Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë kanë marrë aksione të shumta për mbylljen e komunave paralele serbe në vend.

Aksionin e sotëm e ka përshëndetur dhe quajtur si të domosdoshëm edhe ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, raporton Zeri.info.

Ajo ka thënë se aksione të tilla duket që janë të mirë-koordinuara politikisht me aleatët ndërkombëtarë.

Haradinaj-Stublla po ashtu theksoi se Lista Serbe vazhdon të jetë strukturë ilegale e Serbisë në Kosovë.

“Por nëse çmimi për këtë është ‘kursimi’ i Radojçiqit nga aktakuza, dhe vazhdimi i financimit e operimit pa pengesa të të ashtuquajturës parti ‘Lista serbe’ në Kosovë, atëherë nuk e di a mund t'a quajmë fitore dhe spastrim nga strukturat ilegale të Serbisë”, u shpreh ajo. /Zëri